Koronavirusi e rrezikon sistemin e burgjeve në SHBA, ndërsa në disa burgje pothuajse të gjithë të burgosurit janë infektuar, duke i lënë të punësuarit dhe punonjësit administrativ të burgut pozitiv me koronavirusin para misionit të pamundur për mbrojtje të shëndetit të të burgosurve, lajmëruan mediat amerikane.
Burgu Merion në Ohajo ka shkallë më të lartë të infektimit në sistemin amerikan të burgjeve me ç’rast koronavirusi ka infektuar më shumë se 80 për qind prej 2.500 të burgosur, dhe 175 të punësuar pozitiv për virusin.
Numri i rasteve të vdekjes të shkaktuara nga koronavirusi është në rritje në burgjet e tërë vendit, ndërsa drejtoritë nuk kanë vendim sepse nuk munden të sigurojnë distancë sociale në burgjet e stërngarkuara dhe përballen me mungesë të personelit mjekësor dhe pajisje mbrojtëse.
Në sistemin e burgut të SHBA-së ka gjithsej 2,3 milion të burgosur.
Rebelimet për shkak të kushteve joadekuate dhe përgjigjes së ngadaltë të administratës së burgjeve të koronakrizës shpërthyn në burgjet e shteteve Uashington dhe Kanzas. Në bazë të informatave të arritshme publike, janë infektuar 13.436 të burgosur dhe 5312 të punësuar në mbarë vendin.
Por, në shumicën e shteteve, testet as nuk janë zbatuar, ndërsa pesë shtete nuk kanë kurfarë informata.
Burgjet rradhiten në vendin e tetë në listën e lokacioneve më të rrezikuar në SHBA, sipas Nju-Jork Tajms. Dy vendet e para në listë janë shtëpitë për kujdes të pleqve dhe kroçeret. Administrata federale e burgjeve, ku janë 152.000 të burgosur dhe 36.000 të punësuar, ka paraqitur infeksione në më shumë se gjysmën e 122 burgjeve me të cilat menaxhon.
Edhe krahas kësaj, janë zbatuar gjithnjë e më pak se 3.000 teste, sipas të cilave 1.842 të burgosura dhe 343 të punësuar ishin pozitiv, ndërsa 36 të burgosur kanë vdekur./MIA
