Koronavirusi mori më shumë jetë në SHBA sesa Lufta e Dytë Botërore

TË FUNDIT

Sipas të dhënave nga Universiteti Xhon Hopkins, më shumë amerikanë kanë vdekur nga Kovid-19 sesa gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sipas të dhënave të djeshme, deri më tani në SHBA  kanë vdekur 405.400 njerëz nga virusi në krahasim me 405.399 amerikanë të vrarë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një nga qëllimet kryesore të administratës së presidentit të ri Xho Bajden është vaksinimi i 100 milionë amerikanëve për100 ditë.

Bajden paralajmëroi se më e keqja e pandemisë pritet tani.

Rastet e koronavirusit po i afrohen 100 milionëve në të gjithë botën (për momentin më shumë se 96 milionë) dhe më shumë se dy milionë kanë vdekur.

SHBA-ja është vendi më i prekur nga pandemia e koronavirusit në botë.