Koronavirusi hyri në kampin më të madh të refugjatëve në botë

TË FUNDIT

Koronavirusi i ri hyri në kampin më të madh të refugjatëve në botë, Koks bazar në Bangladesh, pasi u sëmur një refugjat rohinxh nga Mianmari.

Personi i infektuar është vënë në izolim ndërsa edhe 1.900 refugjatë janë izoluar në pritje të testohen, njofton Bi-Bi-Si.

Refugjatët rohinxhë nga Mianmari ndodhen në karantinë në Koks bazar nga 14 marsi.

Agjencitë humanitare me javë paralajmërojnë për mundësinë për infeksion tek rohinxhët, refugjatë të cilët jetojnë në kampe të stërngarkuara dhe në kushte të këqija, me qasje të kufizuar në ujë të pastër.

“Tani virusi hyri në kampin më të madh për refugjatë në botë dhe është shumë e mundur që mijëra njerëz të vdesin nga Kovid-19”, tha dr. Samim Jahan, drejtor i organizatës “Ti shpëtojmë fëmijët në Bangladesh”/MIA