Korçok: Shpresoj se korniza negociuese do të miratohet gjatë kryesimit portugez

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë  sllovake Ivan Korçok, i cili është për vizitë në vend, në konferencën e përbashkët  për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani shfaqi shpresë se korniza negociuese e Maqedonisë së Veriut me BE-në  do të miratohet gjatë kryesimit  portugeze. 

“Shpresoj se korniza juaj do të miratohet  gjatë kryesimit portugez dh se  të gjitha vendet-anëtare do të arrijnë konsensus për atë çështje”, tha Korçok. 

Në lidhje me atë nëse pandemia do ta anulojë çështjen për kornizën negociuese  të gjendet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit për punë të përgjithshme, Korçok tha se nuk mundemi  t’i lejojmë pandemisë  të na ndalojë  të punojmë për atë që mendojmë  se është e rëndësishme për BE-në kur  është në pyetje zgjerimi. 

“Pandemia  nuk duhet të na ndalë ta konfirmojmë kornizën negociuese permes së cilës  e vlerësojmë përparimin e vendit,  e asaj që e ka arritur,  në kuptim të plotësimit të kushteve për anëtarësim”, theksoi Korçok, duke shtuar se Maedonia e Veriut tashmë ka bërë shumë, jemi afër asaj, por nevojitet konsensus. 

Për shefin e diplomacisë sllovake qeverisja e së drejtës është kriter kyç . “Fillohet  dhe përfundohet me qeverisje të së drejtës, ndërsa lufta kundër korrupsionit asnjëherë nuk ndalet, thotë shefi i diplomacisë sllovake. 

“Maqedonia e Veriut ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit  në vitet e fundit. Nuk është e përkryer, por asnjëherë  nuk do të tregojë se puna ka përfunduar pas kësaj çështje, por duhet të vazhdojë . Qeverisja e së drejtës është diçka dhe që e mban  bashkë Bashkimin Evropian.  Pa qeverisjen e së drejtës nuk ka prosperitet, nuk ka investime, nuk ka  vende të reja pune,  nuk ka besim në institucionet shtetërore, sepse atë që e bëni e bëni për veten, nga ana tjetër ky është kriter i rëndësishëm në hapin e ardhshëm në negociatat me BE-në”, nënvizoi Korçok.  

Thotë se reformat  që i bëjmë  nuk janë  për burokracinë  në Bruksel, por për vetë qytetarët. 

“Të bëhesh anëtare e BE-së është zgjedhje të menaxhoni në mënyrë adekuate me vendin dhe besoj se  atë që ne e bëjmë në vendin tonë  është ajo që e bën BE-ja – ne  insistojmë në qeverisjen e së drejtës, në parime të caktuara dhe kjo është nga vlera e jashtëzakonshme.  Nga interesi ynë është  t’u mbështesim në rrugën drejt BE-së. Ne madje edhe nuk mund ta quajmë Ballkanin Perëndimor si fqinj, por është më shumë se ajo,  nga kuptimi gjeografik. Është pjesë e  bashkësisë  e cila nuk do të jetë e kompletuar  nëse nuk i ndani  vlerat e njëjta dhe pastaj të bëheni anëtare e BE-së”, tha Korçok, duke e përshëndetur atë që vendi  ka bërë viteve të fundit në parandalimin e rrjedhës së emigrimit, në luftën me krimin e organizuar dhe ajo, nënvizoi është një nga arsyet pse Sllovakia është mbështetës i fuqishëm në rrugën e vendit drejt BE-së.