Kopshtet fillojnë me punë

Must Read

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të...
- Advertisement -

Institucionet për  kujdes dhe edukim të fëmijëve prej sot fillojnë me punë  sipas protokolleve shëndetësore. Të gjitha institucionet në vend sipas protokolleve për funksionim në kushte të  pandemisë me Kovid-19, siç potencoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska, kanë kapacitet  të pranojnë  19 mijë fëmijë, ndërsa deri tani interesim për kujdes kanë treguar  prindërit e 14.555 fëmijëve.

Protokollin për aktivitete në institucionet për  kujdes dhe edukim të fëmijëve e solli Komisioni për Sëmundje Infektive, ndërsa me të mundësohet realizimi  i procesit nën masa të veçanta për parandalim nga përhapja e  koronavirusit.

- Advertisement -

Protokolli, siç sqaroi ministri i Shëndetësisë Venko  Filipçe,  përfshin plan të aktiviteteve dhe veprimit të cilat kanë të bëjnë  me vetë institucionin,  kuadrin edukativo-arsimor dhe të prindërve të fëmijëve të cilët do të shkojnë në kopsht.

“Para hapjes së institucioneve duhet të bëhet dezinfektimi i hapësirës dhe oborreve të kopshteve,  të pastrohen dhe dezinfektohen, ajo procedurë  tashmë është në vijim nga ana e komunave  ose qendrës  përkatëse për shëndet publik,  vendosen postera edukativ  me rekomandime  për aktivitetet parandaluese  në vendet e theksuara. Çdo institucion  duhet të sigurojë  sasi të mjaftueshme të pajisjes personale mbrojtëse: maska dhe doreza për të punësuarit, mjete për mbajtje të higjienës  personale, për dezinfektim të të punësuarve dhe hapësirës  dhe patjetër të ketë termometër pa kontakt për matje të temperaturës së trupit. Dezinfektimi i hapësirave, dyshemetë, gjërat e tjera  është e obligueshme në çdo dy orë  gjatë ditës  të bëjnë ajrosjen e hapësirave sipas kushteve të motit”, tha Filipçe.

- Advertisement -

Qëndrimi i fëmijëve duhet të organizohet  në mënyrën në të cilën  do të shmanget kontakti i ndërsjellë i grupeve të ndryshme edukuese,  të akomoduar në hapësira të veçanta sipas mundësive,  ndërsa lojërat rekomandohet  të organizohen sa më shumë që është e mundur në vend të hapur kur moti e lejon atë dhe në grupe më të vogla. Pranimi i  fëmijëve  duhet të bëhet me dhjetë minuta dallim kohor në hyrje në të cilën  është e obligueshme distanca prej dy metrave, ndërsa fëmijën e sjell njëri prind dhe gjithmonë duhet të mbajë maskë mbrojtëse. Duhet të bëhet dezinfektimi i përditshëm i mjeteve transportuese me të cilat distribuohet ushqimi nga kuzhina kryesore deri te objektet tjera, personat të cilët e dorëzojnë ushqimin duhet të mbajnë maska dhe doreza, ushqimi për fëmijët duhet të lihet para klasës, ndërsa fëmijët duhet të ushqehen në të me dezinfektim paraprak të duarve dhe tavolinave.

“Të gjithë të punësuarve  gjatë hyrjes në institucion  do t’u matet temperatura. Nëse ndonjë i punësuar ka ç’farëdo lloj simptoma të sëmundjes ai duhet të largohet nga puna.  Nuk lejohen tubime dhe kontakte të ndërsjella të të punësuarve në hapësira të përbashkëta. Ato duhet ta ndjekin shëndetin personal dhe gjendjen e fëmijëve  gjatë pranimit dhe gjatë qëndrimit të tyre në institucion dhe në tërësi  t’u  bashkangjiten rekomandimeve të përgjithshme  për parandalim nga virusi. Në pranim secilit fëmijë  i matet temperatura, ndërsa pas hyrjes në kopsht  t’i lajë duart  edhe disa herë gjatë ditës. Distanca mes tavolinave për ulje të fëmijëve  duhet të jetë  mes një e gjysmë-dy metra, gjumi është organizuar ashtu që fëmijët duhet të vendosen në krevatë  sipas parimit këmbë-kokë,  distancë të tillë  do të ketë edhe në krevatët e veçantë dhe pëlhura e çdo fëmije do të shënohet me emrin e tij”, theksoi Filipçe.

- Advertisement -

Të gjithë të punësuarit në institucion duhet të mbajnë maska mbrojtëse, theksoi ministrja dhe shtoi se  në grupet e fëmijëve të moshës  deri në dy vjet duhet të ketë maksimum nga gjashtë fëmijë ndërsa të moshës mbi dy vjet  maksimum 15 fëmijë.

“Çdo prind duhet të dorëzojë vërtetim mjekësor nga mjeku amë për gjendjen shëndetësore të fëmijës së tij. Në institucion nuk guxon të përdoren lodra që nuk lahen dhe dezinfektohen, ato nuk përzihen mes grupeve, ndërsa edukatoret obligohen për  higjienën e tyre detajore, për larje të obligueshme të duarve të fëmijëve veçanërisht pas teshtitjes, kollitjes, qarjes, para dhe pas konsumimit të ushqimit dhe shkuarjes në tualet nën kontroll. Kur ndërohen pelenat në grupet më të vogla duhet të ketë respektim të rreptë të  procedurës me mbajtje të  higjienës së duarve dhe dezinfektim të sipërfaqeve. Protokolli parashikon aktivitete të përforcuara edukative për fëmijët me qëllim që të lehtësohet  murëkuptimi dhe miratimi i rregullave të reja për mbrojtje nga virusi”, tha Filipçe.

Nëse prindi vëren paraqitje të simptomave te fëmija nga ç’farëdo lloj natyre nuk duhet ta dërgojë  fëmijën në kopsht dhe duhet ta kontaktojë  pediatrin  amë. Prindi gjatë vizitës së parë të fëmijës dhe gjatë çdo vizite tjetër pas sëmundjes  në kopsht duhet të dërgojë vërtetim nga mjeku amë.

Secili kopsht  duhet të emërojë persona sipas mundësisë mjekësorë për kontakt me qendrën kompetente për shëndet publik dhe nëse fëmija gjatë qëndrimit zhvillon temperaturë të rritur do të izolohet në hapësirë të posaçme ku kujdeset përkujdesësja nga grupi i tij, ndërsa personi përgjegjës i emëruar menjëherë e njofton prindin të vijë në kopsht. Personi i njejtë, siç sqaroi, kontakton edhe me shërbimin epidemiologjik në qendrën kompetente për shëndet publik dhe me pediatrin amë të fëmijës, ndërsa në koordinim mes epidemiologut, pediatrit dhe prindit/kujdestarit të fëmijës, vendoset për procedurën e mëtutjeshme sipas vlerësimit të rrezikut të cilën e kryen para së gjithash me epidemiologun.

Epidemiologu bën vlerësim të rrezikut dhe mundësi eventuale për zgjerim të infektimit në grup apo tërë kopshtin me çka fëmijët, mësuesja dhe përkujdesësja nga grupi edukues ku ka qëndruar fëmija eventualisht pozitiv si kontakte të afërta sipas vlerësimit do të shkojnë në izolim shtëpiak. Për dukurinë dhe masat e ndërmarra, theksoi Filipçe, njoftohet Ministria e Shëndetësisë, Instituti për shëndet publik, Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor, do të organizohet dezinfektim i jashtëzakonshëm në kopsht, fëmija pozitiv me prindin/kujdestarin vazhdon në izolim shtëpiak nën mbikëqyrje shëndetësore dhe gjendjen shëndetësore e ndjek mjeku amë, ndërsa institucioni për trajtim hospitalizues është spitali në Kozle dhe repartet pediatrike në shtet.

Prioritet për vizitë të kopshtit, siç sqaroi ministrja Shahpaska,  do të kenë fëmijët e prindërve vetushqyes dhe fëmijët e dy prindërve të cilët janë të punësuar  dhe do të sjellin vërtetim nga punëdhënësi se detyrat e punës  nuk mund t’i kryejnë prej në shtëpi.

Në suaza të masave që Qeveria i miratoi më 10 mars, për ballafaqim me koronavirusin, ishte ndërprerë procesi edukativ në të gjitha kopshtet në shtet, ndërsa të punësuarit ishin liruar nga shkuarja në vendet e punës./MIA 

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

ASH-AAA karton të kuq për zëvendësministrat? Abazi: S’kanë legjitimitet, do të punojnë vetëm për interesat partiake

Zëvendësministrat e rinj të propozuar nga Qeveria, nuk do të sjellin asnjë risi, por vetëm do të punojnë për interesat e tyre...

Bytyqi kundër Grubit dhe Zaevit, “Paratë publike nuk duhet të ndahen sipas përkatësisë etnike”

https://youtu.be/QVHD2o-kb-0 Propozimi i zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi që të subvencionohen kompanitë private të cilat do të...

Profesionet të ndryshme nga obligimet?! Zëvendësministrat të martën para deputetëve

https://youtu.be/KaiRwPjWwFY Në vend që të kenë fundjavë të lirë, deputetët do të duhet t’i lexojnë biografitë dhe...

MPB “ruan” ish-ministren Jankullovska, Gruevski në Budapest, bashkëpunëtorët e tij më të afërt në burg

https://youtu.be/I-GFz2nm33w Përditshmëri e banorëve të rrugës “Dimçe Mirçev” numër 20, janë makinat policore, sepse vetëm 10 metra...

Jo të gjitha shkollat kanë kompjuterë dhe internet

https://youtu.be/l-Cg1Gf5xHo Ministria e Arsimit dhe Shkencës po informon drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme për llojin...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -