Kopshtet do të hapen me kohë, këto ditë plotësisht do të përfundojë skriningu i të punësuarve, paralajmëroi Spasovski

TË FUNDIT

Kryeministri Oliver Spasovski pret që kopshtet të hapen me kohë kur do të përfundojë në tërësi skriningu dhe kur do të ndjehet se edhe fëmijët dhe të punësuarit në kopshte do të jenë të sigurt.

Ai informoi se dje nga Ministria e Shëndetësisë ishte njoftuar se edhe ndonjë ditë do të përfundojë skriningu i tërësishëm i të gjithë të punësuarve në kopshte, pas çka, paralajmëroi, do të bisedohet së pari në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse, ndërsa pastaj edhe në Qeveri për ditën e hapjes së kopshteve.

“Situata me Kovid-19 është e paparashikueshme gjithkund jo vetëm te ne. Varësisht asaj se si sillemi ne mund ta kemi parashikimin para nesh, ndërsa përgjegjësia e secilit prej neve, mbajtja e distancës, bartja e pajisjeve mbrojtëse do të kontribuojë për përmirësimin e gjendjes me Kovid-19, deklaroi kryeministri Oliver Spasovski, i cili bashkë me zëvendësministrin e Punës dhe Politikës Sociale Gjonul Bajraktar dhe zëvendësministres plotësuese të Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrijel bënë kontrollimin e punëve ndërtimore në kopshtin e ri të fëmijëve me efikasitet energjetik në Draçevë, të komunës së Kisella Vodës.

Spasovski iu bëri thirrje qytetarëve që të gjitha punët të cilat i propozon Komisioni, ndërsa si vendime i sjell Qeveria të respektohen.

“Sa më shumë që respektojmë masat, mbajmë distancë, sa më shumë bartim pajisje mbrojtëse, aq më shumë do të kthehemi në jetën normale në shtet. Kovid-19 është sëmundje me të cilën do të duhet të mësojmë të jetojmë edhe më tutje, megjithatë sjellja me përgjegjësi duhet të kontribuojë që e gjithë kjo të jetë në korniza të cla mund t’i përballojë edhe sistemi shëndetësor i shtetit”, tha mes tjerash Spasovski./MIA