Kontrolle të përforcuara në trafik, në Saraj sanksionohen 175 shoferë

TË FUNDIT

Në territorin e Komunës së Sarajit dje në kontrollet e veprimit në fushën e komunikacionit janë shqiptuar 175 masa, nga ku 20 gjoba për vozitje pa patentë shoferi, 22 sanksione për automjete të paregjistruara, gjashtë masa për tejkalim të dy vijave të plota, 10 sanksione për shfrytëzimin e celularëve si dhe disa gjoba për kalim në semafor të mbyllur, informojnë nga MPB.

“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme. Apelojmë deri te qytetarët t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit që ta rrisim sigurinë në komunikacion”, qëndron në kumtesën e MPB-së.