Kontrata e Murinjos me Romën vlen 30 milionë euro

TË FUNDIT

Strategu portugez Zhoze Murinjo do të fitojë 30 milionë euro nga kontrata trevjeçare që e nënshkroi dje si trajner i ri i Premier ligës italiane, Roma nga fillimi i sezonit të ri të Serie A.

Televizioni “Skaj Italia”, duke i publikuar detajet financiare të kontratës, njoftoi se kontribut të vetin në vitin e parë të angazhimit të Murinjos do të ketë edhe skuadra e Premier Ligës, Totenhem, prej ku portugezi i pushua nga puna muajin e kaluar.

Sipas televizionit, Murinjo në sezonin e parë në stolin e Romës, do të fitojë 16 milionë euro, nëntë prej të cilave do të “mbulohen” nga Totenhem. Për dy vitet e mbetura të kontratës, Roma do të ndajë nga shtatë milionë euro.

Murinjo do të ulet zyrtarisht në stolin e Romës në korrik dhe do të kthehet në Serie A pas një ndërprerje 11-vjeçare si ish-trajner i Interit nga viti 2008 deri në vitin 2010.