Ministri serb i Kulturës dhe Informimit Vlladan Vukosavleviq, ka reaguar sot me rastin e të dhënave për Nikolla Teslën në ueb faqen e Bashkimit Evropian, duke deklaruar se bëhet fjalë për “falsifikim të panumërt të përsëritur”.
“Në lidhje me informatat se në ueb prezantimin zyrtar të Bashkimit Evropian, në të ashtuquajturin këndi i mësimit gjenden të dhënat se Nikolla Teslla njihet si kroat, me keqardhje konstatoj se bëhet fjalë për falsifikim të panumërt të përsëritur, i cili vazhdimisht futet nga rrethana të caktuara në Kroaci, me qëllim të përvetësimit dhe kroatizimit të identitetit kulturor dhe historik serb”, citoi Vukosavljeviq në kumtesën e Ministrisë së Kulturës dhe Informimit.
Ai shtoi se veçanërisht i vjen keq për atë që gjendet në ueb faqen zyrtare të BE-së, i cili, siç thotë, “të paktën në mënyrë deklarative përpiqet për pamje të vërtetë historike dhe politika të mirëkuptimit dhe respektimit të ndërsjellë mes shteteve dhe popujve në Evropë”.
Shpresoj se me kërkim falje deri te populli serb, ky gabim i pashembullt do të rregullohet pa anulim dhe se do të krijohen kushte që falsifikimet historike asnjëherë më të mos paraqiten në ueb faqet zyrtare të BE-së, të destinuara për arsimim të njerëzve nga të gjitha grupmoshat”, tha ministri serb i Kulturës.
Në Uikipedia në gjuhën serbe për Nikolla Tesllën qëndron se ai është shpikës serb dhe amerikan, inxhinier për elektroteknikë dhe makineri dhe fizikant, më i njohur për kontributin e tij në projektimin e sistemit modern të mbushjes me energji elektrike shndërruese.
Në Uikipedinë kroate qëndron se ai ka qenë elektroinxhinier kroat dhe amerikan dhe shpikës me preardhje serbe nga Kroacia, i lindur në Lika, është arsimuar në Karlovac, ndërsa pothuajse gjithë jetën ka punuar në SHBA, ku i ka bërë hulumtimet e tij./MIA
