Konte: Italia e kufizon funksionimin e kafeneve dhe restoranteve

TË FUNDIT

Kryeministri italian Xhuzepe Konte paralajmëroi se për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike, orari i punës në kafene dhe restorante do të jetë i kufizuar, ndërsa kryetarët e komunave do të kenë autorizime të mbyllin sheshet dhe vendet publike pas orës 21:00.

Duke iu drejtuar kombit, ai sqaroi që objektet hotelierike pas orës 18:00 duhet të kufizojnë punën e tyre vetëm në shërbimet në tryezë dhe se orët e tyre të punës do të kufizohen në mesnatë, festivalet lokale u ndaluan, ndërsa palestrat dhe pishinat publike mbetën të hapura për momentin. megjithëse nuk e përjashtoi mundësinë që ato të mund të mbyllen për disa javë.

Konte shtoi se masat parandaluese mbeten në fuqi – mbajtja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjiena e duarve, njoftoi Bi-Bi-Si.

Ai gjithashtu tha se po ndërmerren masa për të shmangur karantinën, e cila mund të rrezikonte ekonominë e vendit.