Kontabilistët nesër në seancë kuvendore, do t’u lejohet t’i nënshkruajnë faturat vjetore

TË FUNDIT

Nesër, në kuadër të seancës së 35-të parlamentare, ndër pikat e rendit të ditës është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, përcjell TV21. Projektligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar dhe do të lejojë kontabilistët, të cilëve u është shqiptuar masë disiplinore dhe janë hequr përkohësisht nga regjistrat, që të t’i nënshkruajnë faturat vjetore dhe raportet financiare për vitin 2024.

Sipas tekstit të propozuar nga shumica parlamentare, kontabilistët deri më 31 dhjetor 2026 do të duhet të kryejnë detyrimin e paplotësuar për zhvillim të vazhdueshëm profesional për të cilin janë gjobitur. Aktualisht rreth 3300 kontabilistëve u është shqiptuar masa disiplinore e “heqjes së përkohshme nga regjistri”, pra u është hequr e drejta për të nënshkruar faturën vjetore për shkak se nuk kanë ndjekur orë të mjaftueshme trajnimi pranë kompanive konsulente.