Konkurs për bursa për qëndrim të shkurtër studimor në Britaninë e Madhe për vitin 2021

TË FUNDIT

Fondi britanik i bursave (British Scholarship Trust) ndan deri në gjashtë bursa për qëndrim të shkurtër studimor (një deri në tre muaj) për studiues të rinj nga Republika e Maqedonisë së Veriut në institucionet përkatëse të arsimit të lartë dhe hulumtimit shkencor në Britaninë e Madhe në vitin 2021.

Bursa është 900 funta në muaj për universitetet jashtë Londrës dhe 1.000 funta në muaj për institucionet në Londër, për mbulimin e shpenzimeve për akomodim dhe ushqim. Shpenzimet e udhëtimit  i mbulon vetë kandidati.

Konkursi do të zgjasë deri më 1 mars 2021. Kushtet për aplikim janë studimet e përfunduara universitare të ciklit të parë me notë mesatare mbi 8.00, njohja e shkëlqyeshme e gjuhës angleze, të mos jetë mbi moshën 30 vjeç dhe të kenë pëlqim të  siguruar nga një institucion i përshtatshëm nga Britania e Madhe për realizimin e qëndrimit studimor.

Dokumentet e nevojshme për aplikim së bashku me aplikimin e plotësuar ( i disponueshëm në www.britishscholarshiptrust.org)  duhet të dorëzohen në  Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, në gjuhën angleze, në adresën: rr. „Shën Kirili dhe Metodi ”, nr. 54, 1000 Shkup, Njësia për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Arsim dhe Shkencë

Më shumë informacione mund të merren në www.britishscholarshiptrust.org ose në emailin: aleksandar.tutnovski@mon.gov.mk.