Konjufca: Protestat nuk do t'i ndalim(Video)

TË FUNDIT

Shefi i grupit parlamentar i lëvizjes VetëVendosje,Glauk Konjufca i pyetur sonte ne RTV21 rreth asaj nëse opozita është bashkë në protestat e paralajmëruara për keqeqeverisjen në vend, ai u përgjigj duke thënë se ‘dallimet që po theksohen janë konstruksione mediatike ,sesa diçka që i përket vetë opozitës”
Ai ndër të tjera theksoi se dhuna në protesta nuk ushtrohet nga qytetarët, por dhuna është monopol që ushtrohet nga shteti nëpermjet organeve të sigurisë dhe  organeve tjera. Kurse për vendosjen e grilave në qeveri Vetëvendosja këtë veprim e sheh si akt të papranueshëm dhe për atë arsye edhe mori inciantivën për rrëzimin e tyre.
Arsya kryesore e protestës së paralajmëruar do të jetë shkaku i ‘Zajdenicës’,sepse kjo e dëmton shtetin e Kosovës ,dhe se asnjë qytetarë nuk është i kënaqur me krijimin e ‘Zajdenicës’ në vend, kurse e vetmja zgjidhje për këtë është që Qeveria ta kthej mbrapa këtë vendim ose do të përballet me protesta të mëdha, deklaroi Glauk Kojufca./21Media