Konjufca: Me 10 deputetë pakica serbe bllokon Kuvendin e Kosovës, në Luginë nuk kanë as të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar

TË FUNDIT

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ndodhet në një vizitë dyditore në vendin tonë. Në një intervistë ekskluzive për TV21, ai tha se nuk është e mundur që në proporcion të popullsisë mes serbëve të Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë është i njëjtë, ndërsa ata me 10 deputetë mund të bllokojnë Kuvendin e Kosovës, kurse në Luginë nuk kanë as të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar.
“Ne, gjatë gjithë dialogut me Serbinë do t’i qasemi prej principit të reprocitetit. Kur është çështja e zgjidhjes së pakicave, pakicat që i kanë të drejtat e tyre në Kosovë do të reflektohen me një zgjidhje të barabarësisë rajonale. Zgjidhja e pakicave duhet të jetë një çështje rajonale dhe jo e izoluar. Pakicat duhet të jenë diçka e shëndetshme dhe jo një problem në rajon. Si mund të pajtohet populli i Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës kur e sheh se populli serb, i cili proporcionalisht është i barabartë me serbët në Kosovë, t’iu mohon të drejtat. Me 10 deputetë pakica serbe bllokon Kuvendin e Kosovës, ndërsa në Luginë nuk kanë as të drejtën e përdorimit të flamurit kombëtar.”- tha Konjufca.