Kongresi i VLEN-it, Kurti: Në politikë jemi mësuar të shohim ndarje e përçarje, është e rrallë bashkimi i disa subjekteve

TË FUNDIT

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në kongresin e parë partiak të VLEN-it theksoi se është e rrallë bashkimi i disa subjekteve politike në një. Kurti mes tjerash potencoi se VLEN-i gjeti vullnetin, vizionin dhe pjekurin për t’u bashkuar në një trup të vetëm.

“Jemi mësuar që në politikë shumë shpesh të shohim ndarje e përçarje e coptime të subjekteve politike, prandaj është shumë më e rrallë dhe shumë domethënëse kur disa subjekte të ndryshme arrijnë të gjejnë vullnetin, vizionin dhe pjekurinë për t’u bashkuar në një trup të vetëm politik”, dekalroi Albin Kurti.