LSDM-ja u zgjua! Sot u japim fund ndarjeve – kush planifikon të na minojë nga brenda – le të shkojë. Do trokisnim te çdo derë, do zgjojmë Maqedoninë. Dyert e LSDM-së janë hapur gjerësisht për çdo socialdemokrat të ndershëm, për çdo punëtor, për çdo intelektual që i dëshiron të mirën shtetit – tha lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, në fjalimin e tij nga Kongresi i 31-të i partisë. Shtoi se nuk do të lejojë opozitë të kontrolluar ashtu si dëshiron pushteti, që partia të minohet nga brenda.
“Le të dëgjojnë mirë Pallatin e Bardhë dhe Qeverinë. Menduan se jemi në gjunjë? Menduan dhe thanë se jemi të mbaruar? Sapo filluam! LSDM-ja u zgjua. Dhe kur LSDM-ja është zgjuar, tiranët nuk flenë të qetë! Nuk kemi kohë për frikë, ka vetëm për guxim. Të nderuar të pranishëm, nga ky moment shpresa ka emër, quhet LSDM”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
Filipçe akuzoi pushtetin se ka premtuar krenari dhe reforma, por nuk ka sjellë asgjë tjetër përveç varfërisë dhe plaçkitjes në shkallë epike. Buxheti për vitin 2026 me një boshllëk prej dy miliardë eurosh, e quajti krim financiar kundër së ardhmes së fëmijëve. Çmimet rriten sepse mbrohen profiterët, jo qytetarët, dhe nuk na bindin se jemi ekonomia e katërt në Evropë – tha Filipçe. Sipas tij, shteti është në izolim diplomatik, rruga evropiane është bllokuar. Shtoi se “në vend që të ishim brenda perimetrit të SHBA-së, përfunduam jashtë rrethit të Evropës”.
Kongresi i LSDM-së mbahet në kushte të tensioneve të rritura brendapartiake dhe kritika publike ndaj Filipçes nga ish-funksionarë partiakë për rezultatet e dobëta në zgjedhjet lokale në tetor 2025. Publikisht është kërkuar edhe dorëheqja e tij.
Së fundi, ish-nënkryetari i partisë dhe ish-kryetari i Shkupit, Petre Shilegov, kërkoi që Filipçe të japë dorëheqje, ndërsa me kritika të hapura u shfaq Jovan Despotovski, Filipçe nga foltorja e Kongresit dërgoi mesazh edhe për ata që, siç tha, mendojnë se mund të ulen mbi dy karrige.
“Sot u japim fund ndarjeve. LSDM-ja nuk është treg për të negociuar funksione. LSDM-ja është ushtri e vlerave. Kush dëshiron të luftojë krah për krah me ne – mirëseardhur është sinqerisht, vëllazërisht. Por kush planifikon të na minojë nga brenda, kush planifikon të jetë “Kalë i Trojës” i VMRO-së ose i disa grupeve të tjera me interesa – le të shkojë menjëherë. Nuk kemi kohë për tradhti”, u shpreh Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.
Të tjerët e shohin Maqedoninë si plaçkë, ndërsa ne si shtëpi – LSDM-ja ka qenë gjithmonë fakeli që çon drejt daljes. Ne ofrojmë Maqedoni europiane. Drejtësi e reformuar dhe gjykatës që gjykojnë sipas ligjit, spitale ku trajtoheni me dinjitet, shkolla që krijojnë mendje, jo të bindur – tha Filipçe mes tjerash në fjalim.
