Autoritetet në SHBA konfiskuan gati një ton kokainë të dërguar në Nju-Jork nga Portoriko. Kjo është dërgesa më e madhe e konfiskuar në rajon në më shumë se 10 vite, njoftuan autoritetet.
Agjenti special Rej Donovan nga Administrata amerikane për luftë kundër Narkotikëve (DEA) deklaroi se në vitin e fundit është shënuar rritje prej 150 për qind e dërgesave të konfiskuara në rajon.
Kokaina e konfiskuar (920 kilogramë), në rrugë mund të kushtojë ndërmjet 37 dhe 370 milionë dollarë, varësisht nga niveli i tregtisë, deklaroi një burim i njoftuar me temën. Në këtë rast të akuzuar janë tre persona. Autoritetet e gjetën drogën në mjete të mëdha kopshtare të metalit të cilat transmetoheshin një një furgon të huazuar. Automjeti ishte nisur nga një port kargo në Nju-Xhersi, ndërsa sipas dokumentacionit, ishin ngarkuar në Portoriko dhe ishin dërguar në adresë në Bronks.
