Gjithsej 1.828 copë mjete të ndryshme piroteknike janë gjetur dhe konfiskuar dje në Bit Pazar, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, mjetet janë gjetur gjatë aksionit të koordinuar për pengimin e shitjes dhe përdorimit të mjeteve piroteknike në rajonin e Qytetit të Shkupit, të cilin e kanë kryer Nëpunës policorë nga Njësia për tregti të palejuar dhe Njësia për polici intervente pranë SPB Shkup dhe nëpunës policorë nga Sektori për polici kriminalistike pranë MPB-së.
Pas dokumentimit të tërësishm dhe ndriçimin e rastit, do të parashtrohet padi adekuate.
