Pesë armë dhe një automjet motorik për udhëtim, i denoncuar si i vjedhur, ka zbuluar policia gjatë tre bastisjeve në fshatin Radobili i Madh në Prilep.

“Në shtëpinë e M.M (52) u gjet dhe u konfiskua një pushkë gjuetie 7.9 modeli 98, te T.J. (41) u zbuluan dy pushkë gjuetie dhe 42 copë municion dhe te F.C. (49) gjetën dhe konfiskuan një pushkë gjuetie dhe një karabinë gjuetie dhe automjetin “Volvo”, që më parë ishte denoncuar si i vjedhur”, thuhet në kumtesën e sotme nga Ministria e Brendshme.

Kundër këtyre personave, thuhet në kumtesë, do të ngriten padi penale përkatëse.
