Konfirmohet rasti i parë me Kovid-19 në Mikronezi

TË FUNDIT

Mikronezia e konfirmoi sot rastin e parë të infeksionit me koronavirus, deklaroi presidenti David Panuelo.

Ky vendi ishull i Paqësorit deri më tani ka qenë një nga të paktat vende që nuk ka regjistruar asnjë rast të Kovid-19.

Një anëtar i ekuipazhit të anijes doli pozitiv për koronavirus. Pasi u kthye nga anija, e cila ishte në riparim në Filipine, personi i infektuar u vendos menjëherë në karantinë.

Mikronezia dhe vendet e tjera ishullore të Paqësorit u izoluan menjëherë dhe i mbyllën kufijtë e tyre në fillim të pandemisë.