Konfirmohet koronavirusi tek vizonët edhe në Greqi

TË FUNDIT

Rezultatet e nëntë mostrave të marra nga vizonë të gjallë dhe të ngordhur në një fermë në qytetin grek Kozani ishin pozitivë me koronavirus, pasi Kovid-19 u konfirmua më parë nga një prej fermerëve, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kryetari i Shërbimit veterinar të Kozanit, Theofilos Kanxogllu, në një deklaratë për media tha se në fermën konkrete ka 2500 kafshë, një pjesë janë të ngordhura, një pjesë janë me simptoma dhe ato që janë gjallë duhet të shfarosen.

Simptoma të Kovid-19 janë raportuar në dy ferma të tjera në Greqinë veriore dhe do të bëhen teste.

Sot, në rajonin konkret, kryhet testimi i shpejtë ndaj fermerëve, pronarëve të fermave, punonjësve dhe të ngjashme me to.

Ky është rasti i parë i koronavirusit që regjistrohet tek vizonët në Greqi, pasi paraprakisht u konfirmuan infeksione tek një grup konkret i kafshëve në Danimarkë, Itali, Spanjë, Suedi dhe SHBA.