Konferencë e LSDM-së “Iniciativa Shkupi”: Lufta kundër korrupsionit dhe regjimeve autoritare kyçe për të ardhmen

TË FUNDIT

LSDM në bashkëpunim me Shkollën e Lartë Politike të Korçulës organizoi një konferencë ndërkombëtare të quajtur “Iniciativa Shkupi”. Në debat u theksua se forcat progresive të rajonit duhet së bashku t’i përgjigjen luftës kundër korrupsionit, regjimeve autoritare, si dhe nevojës për integrimin e vendeve të rajonit në BE. Në ngjarje morën pjesë përfaqësues të Socialistëve Evropianë, nga grupi i Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, si dhe deputetë nga parlamentet kombëtare dhe përfaqësues të partive motra nga rajoni.

“Shoqëritë tona përballen me rezistencën më serioze ideologjike në historinë e re. Forcat antievropiane janë më të organizuara se kurrë më parë dhe të vendosura ta shtyjnë, nëse jo plotësisht ta pengojnë, integrimin evropian. Nacionalizmi i brendshëm, populizmi, krimi i organizuar dhe ekstremizmi gjithnjë e më shumë po bashkohen në kundërshtimin e tyre ndaj reformave, demokracisë dhe integrimit evropian”, theksoi Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.

“Përballemi edhe me korrupsionin, por edhe me problemet ekonomike që do të na ndjekin në të ardhmen për shkak të regjimeve autoritare që i kemi sot. Dikush një ditë do të duhet ta paguajë faturën. Për fat të keq, ka shumë gjasa që do të jenë gjeneratat e reja. Një problem tjetër me të cilin përballemi është edhe ikja e trurit. Si t’u qasemi të rinjve në rajon për të parandaluar ikjen e trurit”, tha Dasha Shashiq Shiloviq – Shkolla e lartë politike e korçulës.