Projekt i binjakëzimit i financuar nga BE “Mbështetje për implementimin e PSAK 2011-2016” organizon një konferencë dy ditore, që do të mbahet sot dhe nesër me përfaqësues të nivelit të lartë me temën “Arsim Gjithëpërfshirës dhe Cilësor për të gjithë”.
Objektiva e projektit është përmirësimi i cilësisë dhe përshtatshmërisë së arsimit përmes implementimit të kurrikulave të reja moderne, ndërtimit të kapaciteteve të mësimdhënësve, implementimit të masave për sigurimin e cilësisë në arsim dhe ofrimin e pajisjeve përkatëse të shkollave për kurrikulat e reja.
Në konferencën, që do të mbahet në hotelin “Emerald” në Prishtinë, do të marrin pjesë presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë Christof Stock, ministri i Arsimit Arsim Bajrami dhe, ish-presidentja e Finlandes Tarja Halonen.
