Qyteti i Shkupit konferencën për media kishte vendosur ta nisë me himnin e shtetit, por e nisi me himnin e VMRO-DPMNE-së. Si duket dikush e ngatërroi atë, me apo pa qëllim.
Danella Arsovska doli për të treguar punët e bëra për 82 ditë, si kryetare e Qytetit të Shkupit.
Ajo tha se ka pastruar më shumë se 150 deponi të egra, por nuk e ka detektuar edhe deponinë më të madhe të Qytetit, atë në Shutkë, e cila është edhe një prej ndotësve kryesor në qytet.
“Të gjitha deponitë që i kemi detektuar i kemi pastruar, gjithashtu punojmë edhe me thirrjet, ku do të jenë të lajmëruara do të jenë të pastruara”, tha Arsovska.
Nuk e keni detektuar deponinë në Shuto Orizare ose në Haraçinë?
Haraçina nuk bie në qytetin e Shkupit dhe nuk mund të detektojmë e as të pastrojmë”
Arsovska gjithashtu tha se tani pasi dëgjoi për deponinë në Shuto Orizare do të merr masa.
“Në Shuto Orizare është deponia më e madhe në Shkup?
Në rregull tani me të dëgjuar do të marrim masa”, tha Arsovska.
Deponisë në Shutkë shpesh herë i vihet flaka. Edhe pse ky vend është vetëm disa minuta larg qendrës së Shkupit kryetarja e qytetit tha se nuk ka dëgjuar.
Për pastrimin kishte premtuar edhe kryetari i mëparshëm Shilegov, por deponia e Shutkës mbetet ende aty përplot mbeturina.
