Kondovari me 20 mijë euro në xhep, kapet nga policia

TË FUNDIT

Ministria e Punëve të brendshme ka njoftuar se një 38-vjeçar nga Kondova e Shkupit është ndaluar nga policia dhe gjatë kontrollit, të njëjtit i janë kapur 20 mijë euro, transmeton TV21.

“Më datë 07.12.2023 në ora 17.20 në fshatin Kondovë të Shkupit, nëpunësit policorë të Byrosë për Siguri Publike kanë privuar nga liria Z.J.(38) nga i njëjti fshat, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e veprës penale në bazë të nenit 273 të Kodit Penal. Gjatë kontrollit në automjetin “golf” me targa të Shkupit, të cilin ka qenë duke e drejtuar, tek ai janë gjetur dhe marrë bankënota në vlerë prej 20.000 euro. Ai është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzim përkatës”, qëndron në njoftimin e MPB-së.