Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet nëpër rrugë të thata

Must Read

Pakoja e katërt ekonomike peshon 350 milionë euro, njofton ministri i Ekonomisë Bekteshi

Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve...

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku...

Takim Besimi-Bërnz: SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut....
- Advertisement -

NP Rrugët e Maqedonisë Shkup duke filluar nga 14.08.2020  do të zbatojë punime ndërtimore në rrugë (asfaltim) në rrugën rajonale Р-2238 f. Galiçnik – Маврово. Asfaltimi do të zhvillohet në aksin nga f. Galiçnik drejt Mavrovës. Punimet do të zhvillohen çdo ditë pune dhe gjatë fundjavave në periudhë prej orës 10:00 – 16:00 kur komunikacioni do të jetë në ndërprerje. Në vendin e punimeve do të vihet sinjalizimi i përshtatshëm i komunikacionit.

FREKUNECA: Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

- Advertisement -

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

REGJIMI SEZONAL I TRAFIKUT: Rruga R2332 Ohër – Resnjë, përmes parkut kombëtar Galiçnik (lidhje me R1307 Doganën – lidhje me A3 dhe R1301 – Tërpejcën), nga 02.05.2020 deri në 15.11.2020 është e hapur për komunikacion për të gjitha llojet e automjeteve.

- Advertisement -

NDALESË PËR AUTOMJETE TË RËNDA TRANSPORTUESE në rrugët shtetërore të Republikën e Maqedonisë së Veriut: Nga data 01.07.2020 filloi regjimi i përkohshëm i trafikut në periudhën e verës nga 01.07 – 31.08 në rrugët shtetërore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda, pesha totale e të cilave kalon 15 tonë gjatë ditëve të fundjavës dhe për ditë me temperaturë jashtëzakonisht të lartë. Intervalet kohore janë si më poshtë: e premte: 17:00 – 22:00, e shtunë: 09:00 – 18:00 dhe e diel: 09:00 – 22:00.

Në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, ndalimi do të vlejë edhe nga e hëna deri të enjten në periudhën nga 11:00 – 17:00.

- Advertisement -

Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë, lule, ndihma humanitare, drithëra dhe mallra që prishen, naftë dhe produkte të naftës, transportin e materialeve të rrezikshme dhe automjetet që kryejnë transport për kompani që kanë lidhur kontrata për projekte në rrugët shtetërore me Ndërmarrjen publike për rrugët e shtetit.

NDALESË PËR AUTOMJETE TË RËNDA TRANSPORTUES në autostradën A2: Nga data 01.07.2020 regjimi i përkohshëm i komunikacionit në periudhën e verës nga 01.07 – 01.09 në autostradën A2 filloi të zbatohet: Shkup – Ohër – Shkup me të cilin është e ndaluar të drejtosh automjete të rënda pesha totale e të cilave tejkalon 7.5 tonë gjatë fundjavave. Intervalet kohore janë si më poshtë: e premte: 15:00 – 22:00, e shtunë: 07:00 – 12:00 dhe 18:00 – 24:00 dhe e diel: 07:00 – 22:00. Ky regjim special i komunikacionit është futur gjatë verës me qëllim të shmangies së bllokimeve të trafikut në seksionin rrugor drejt vendit më të vizituar turistik në Republikën e Maqedonisë së Veriut, uljen e bllokimeve të trafikut në pikat pagesore dhe qarkullimin më të shpejtë të automjeteve dhe lëvizjen e pandërprerë të turistëve. Kufizimi nuk vlen për automjetet që transportojnë kafshë të gjalla, lule, ndihma humanitare, drithëra  dhe mallra që prishen.

PUNIME NË RRUGË:

Për shkak të kryerjes së punimeve ndërtimore për sanim nga 28.07.2020 në aksin rrugor Negotinë – LLakavicë ka ndalesë për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese masa e përgjithshme e së cilave tejkalon 3,5 tonë. Rekomandohet respektimi i sinjalizimit rrugor për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion në këtë aks rrugor.

Komunikacioni në rrugën R1107 Lagovë e Re – Vitolishtë nga 26.02.2020 zhvillohet në mënyrë alternative, në një korsi për shkak të punimeve ndërtimore në rrugë (gërryerje asfalti), për periudhën kohore prej 60 ditësh. Sinjalet e përshtatshme të komunikacionit janë instaluar në vendin e punimeve ndërtimore.

Viadukt Trejd njofton se më 25.05.2020 filloi të kryejë aktivitete ndërtimore gjatë rindërtimit të një pjese të Rrugës shtetërore A2 – shtegu nga BS Viena Petrol/Kumanovë pranë fshatit Stracin, 16 km i gjatë, për të cilin do të ndryshojë regjimi i trafikut, për një periudhë prej gjashtë deri në nëntë muaj.

Viktoria Invest SHPK Elbasan – Filiali Shkup kryen punime ndërtimore në autostradën Kërçovë – Ohër, seksionet 4 dhe 5. Në seksionin 5 Podmolje – Ohër km.5 + 861 në km.9 + 835 do të ketë ndryshim të regjimit të komunikacionit të shënuar në mënyrë të duhur me shenja të trafikut. Ndryshimi filloi më 20.03.2020. dhe do të zgjasë deri në përfundimin e punimeve, për shkak të të cilave është përcaktuar nevoja për ndryshim.

Shtrabag AG njofton se po kryen veprimtari ndërtimi në rrugën eksprese A4 pjesa Shtip – Radovish. Drejtuesve të mjeteve u këshillohet që të afrohen me kujdes në këtë pjesë dhe të vëzhgojnë sinjalet e vendosura të komunikacionit.

VK Ilinden – Strugë njofton se për shkak të punimeve ndërtimore, ndërtimi i rrugës për zonën ZTIZH Strugë në rrugën rajonale A2 s. Podmolje – Strugë ka regjim të përkohshëm komunikacioni. Në këtë vend janë instaluar sinjalet e përshtatshme të komunikacionit.

- Advertisement -
  • Tags
  • 5

Pakoja e katërt ekonomike peshon 350 milionë euro, njofton ministri i Ekonomisë Bekteshi

Ministri i Ekoonomisë, Kreshnik Bekteshi, përmes Facebookut të tij ka njoftuar se është caktuar shuma e mjeteve për pakon e katërt ekonomike,...

Monstra, ekspertja ka falsifikuar ekspertizën? Dëshmitarja Nikollovska me deklarata konfuze, Raufi do e padisë

https://youtu.be/IVglfJbP16I Snezhana Nikollovska, ekspertja e cila ka bërë analizën e dheut ku ka ndodhur vrasja e pesëfishtë...

Takim Besimi-Bërnz: SHBA është partneri ynë më i rëndësishëm strategjik

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë një nga partnerët më të rëndësishëm strategjikë të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis...

Takim i Bytyqit dhe Bekteshit me Poçivalshek: Sllovenia dhe Maqedonia e Veriut janë vende mike me bashkëpunim të fortë ekonomik

Gjatë vizitës zyrtare të delegacionit të udhëhequr nga presidenti slloven, Borut Pahor, zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet...

Pakoja e katërt e masave, të dielën pasdite! Disa masa vlejnë deri në vitin 2021 paralajmëroi kryeministri

https://youtu.be/YhdxBxKdxAk Deri të dielën pasdite, Qeveria do ta prezantojë pakon e katërt të ndihmës ekonomike, paralajmëroi kryeministri...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -