Inventar i ri, mure e dysheme antibakteriale, dy palë shkallë janë disa nga përparësitë e objektit Hirushja të çerdhes “Rade Jovçevski Korçagin” e cila më 9 shtator nis punën.
Gati për të rinisur punën janë edhe dy objektet tjera të kësaj çerdheje.
“Çerdhja “Rade Jovçevski Korçagin” ka tre objekte ku të tre objektet janë gati sipas të gjitha protokolleve të cilat na janë dhënë dhe janë marrë të gjitha masat mbrojtëse. Ashtu është rregulluar edhe ambienti i brendshëm dhe besoj se do t’i respektojmë protokollet në bashkëpunim me prindërit”, tha Lidija Popovska, drejtoreshë e “Rade Jovçevski Korçagin”.
Dezinfektues, karrige në distancë, sfungjerë me dezinfektues ka para çdo dere janë vendosur edhe në çerdhet tjera të komunës qendër, por nuk dihet numri i saktë i fëmijëve që do të qëndrojnë në të njëjtat.
“Javën e kaluar kamë shëtitur nëpër çerdhe, kam bërë vlerësime, janë ndërmarrë të gjitha procedura dhe të gjitha çerdhet janë të pajisura”, u shpreh Kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq.
Pavarësisht këtyre masave, a mund të bëhen çerdhe vend i ri i burimit të Kovid-19? Autoritetet të bindur, jo derisa institucionet u përmbahen protokolleve të përpiluara nga Komisioni për sëmundje ngjitëse.
“Sigurisht, se primare dhe bazike është të respektohen të gjitha rekomandimet në protokoll që të garantohet dhe vendoset në minimum mundësia për paraqitjen e infeksioneve në çerdhe”, theksoi Jagoda Shahpaska, Ministre e Punës dhe Politikës Sociale.
Në rast se ndonjë fëmijë derisa qëndron në çerdhe shfaq simptome, izolohet në këtë dhomë.
Në nivel shtetëror çerdhet kanë kapacitet për të strehuar 19 mijë fëmijë, ndërkaq sipas informacioneve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, vetëm dy çerdhe në tërë shtetin nuk do të fillojnë me punë. Maska fëmijët nuk janë të detyruar të mbajnë, ndërkaq temepratura do t’u matet para çdo hyrjeje në çerdhe.