Komuna e Strugës ka pastruar dhe rregulluar një pjesë të bregut të liqenit, e cila do të shfrytëzohet si Plazh i Qytetit, përcjell TV21. Nga shërbimi për informim i Komunës bëjnë të ditur se ky është vetëm hapi i parë drejt krijimit të plazhit të ardhshëm të qytetit, ndërsa hapësira publike gradualisht pritet të shndërrohet në një vend të rregulluar dhe dinjitoz për të gjithë qytetarët.
“E kemi pastruar dhe rregulluar hapësirën. Janë krijuar kushte që qytetarët të kenë mundësi ta përdorin hapësirën publike dhe të shijojnë qëndrimin aty. Ky është vetëm fillimi. Përpara kemi ende shumë punë, por qëllimi ynë është i qartë – të krijojmë hapësira të rregulluara, të sigurta dhe të qasshme që do të jenë në shërbim të qytetarëve”, thonë nga Komuna e Strugës.
