Në Komunën e Kërçovë u nënshkruan kontratat për 21 persona të cilët u subvencionuan për hapjen e bizneseve të reja dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Komuna e Kërçovës këtë projekt e realizon tanimë 3 vite radhazi dhe ka rezultuar të jetë i suksesshëm tha Fatmir Dehari, kryetar i Komunës së Kërçovës.
“Ju e pat edhe vetë se me këta subvencione do të hapet zyrë avokatie, artizanate, dentistë. Kjo ndihmon personat e pa punë që të kyçen dhe të zgjerojnë bizneset e tyre. Për çdo vit konkurrenca sa vjen e rritet, kjo tregon se këta subvencione janë të suksesshme. Këtë vit kemi pasur 15 të interesuar për hapjen e bizneseve të reja dhe 6 biznese të cilat i subvencionojmë për t’ua paguar kontributet e një të punsuari”, tha Dehari.
Poashtu Komuna e Kërçovës ka bërë edhe 50 kontrata pune 1 vjeçare me nga 10 mijë denarë për familjet e rrezikuara sociale që do të kryejnë veprimtari të ndryshme sociale në Komunën e Kërçovës .
