Komuna e Gostivarit: Qeveria dëshiron ta mbulojë diskriminimin e Gostivarit

TË FUNDIT

Vetëqeverisja lokale e Gostivarit reagon dhe akuzon Qeverinë për mostransferimin e fondeve për përmirësimin e infrastrukturës lokale, por për rinovimin e spitalit. Udhëheqja komunale, siç thekson në një komunikatë, beson se “Qeveria e LSDM-BDI diskriminon komunën e Gostivarit me mashtrim” që gati 30 milionë denarë të destinuara për spitalin e përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar, i ka marrë kryetari Arben Taravari.

“Duam t’i sqarojmë opinionit se nuk jemi kundër këtyre mjeteve financiare, por pushteti qendror me vetëdije duke e ditur se pushteti lokal nuk ka asnjë kompetencë mbi institucionet shëndetësore, dëshiron të luaj “të mirin”, për gjoja trajtim të barabartë ndaj të gjitha komunave. Realisht, paratë që ndahen për rinovimin e Spitalit të Gostivarit, janë mjete të cilat merren nga TAV të parapara për Kargo Aeroportin në Shtip me vlerë 35 milion euro. Qeveria këto para i ka ridestinuar për 99 projekte në 75 qytete. Dhe ajo çka bie në sy është se në të gjitha Komunat ka projekte infrastrukturore (kanalizim, rrugë ose shkolla), VETËM në Gostivar të hollat janë paraparë për renovim të spitalit”; theksohet në kumtsën e Komunës së Gostivarit!

Kjo dëshmon edhe një herë se LSDM-BDI qëllimisht e diskriminon Gostivarin që udhëhiqet nga kuadro i ASH-së, subjekt politik i opozitës shqiptare, i cili përgjatë tre viteve të mandatit të tij, vazhdimisht është zgjedhur si kryetari më i suksesshëm në mesin e 80 komunave në vend.