Kompletohet Komisioni për falje në Presidencë – prej 7 anëtarëve, 2 shqiptarë

TË FUNDIT

Nesër, 25 nëntor 2024 pritet të mbahet seanca e parë konstituive e Komisionit për falje pasi e njëjta tashmë është kompletuar.

Këtë e ka bërë të ditur presidentja Gordana Siljanovska Davkova, në takimin joformal me gazetarët.

Në përbërjen e re të Komisionit për falje janë Milka Ristova – kryetare dhe anëtarët Oliver Baçanoviq, Aleksandra Gruevska Drakulevski, Blerta Ahmedi, Dragana Batiq, Afet Mamuti dhe Doan Sulejmanovski.

Ky komision është pjesë e trupave të Presidencës, i cili me propozim të Ministrisë së Drejtësisë, vendos se cilët të burgosur dhe çfarë falje do të marrin me aktvendimet në fuqi.

Presidentja deklaroi kohë më parë në një paraqitje televizive se është me rëndësi që Komisioni për falje të konstituohet para viti të ri, kur edhe bëhen faljet e fund vitit të presidentit.