Kompletohen të gjitha grupet për ndeshjen evropiane të futbollit

TË FUNDIT

Me luajtjen e katër ndeshjeve mbrëmë  u kompletuan gjashtë grupet për EURO 2020 e cila do të luhet vitin e ardhshëm për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përveç ekipit kombëtar të Maqedonisë, mbrëmë  pjesëmarrje në tubimin kontinental siguruan edhe Skocia, Sllovakia dhe Hungaria.

Përbërja e grupeve për EURO 2020:

Grupi A: Turqia, Italia, Uellsi, Zvicra.

Grupi B: Danimarka, Finlanda, Belgjika, Rusia.

Grupi C: Holanda, Ukraina, Austria, Maqedonia e Veriut.

Grupi D: Anglia, Kroacia, Skocia, Çekia.

Grupi E: Spanja, Suedia, Polonia, Sllovakia.

Grupi F: Hungaria, Portugalia, Franca, Gjermania.

Euro-kampionati do të luhet  në verë të vitit 2021.