Kompensimi i depozituesve nga Eurostandard banka fillon nesër

Must Read

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit,...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar...
- Advertisement -

Fondi për sigurim të depozitave prej nesër duhet të fillojë me pagesën e kompensimit të vlerës së siguruar të depozituesve në Eurostandard bankën deri në vlerën e konfirmuar maksimale ligjore prej 1.850.889 denarë.

Pagesa do të bëhet përmes Komercijalna bankës, NLB Bankës, Stopanska bankës SHA Shkup dhe Halkbank.

- Advertisement -

Sipas informatave të Fondit, në Komercijalna bankën do të kompensohen  depozituesit mbiemrat e të cilëve fillojnë me shkronjat A, B, V, G, dhe D, përmes  NLB Bankës do të kompensohen  depozituesit, mbiemrat e të cilëve fillojnë  me shkronjat Gj, E, Zh, Z,X, I, J, K, L dhe Ll, depozituesve të cilëve u fillojnë mbiemrat me M, N, Nj, O, P dhe R, do t’u paguhen në  ekspoziturën  e SHA Stopanska Bankës -Shkup, në të gjithë territorin  dhe depozituesit me shkronjat e mbiemrave prej S, T, Q, U, F, H, C, Xh dhe Sh do të paguhen në ekspoziturat e SHA “Halk bankës”.

Nga Fondi sqarojnë se depozituesit – kryerës të pavarur të veprimtarisë  me punë personale  të cilët  në SHA Eurostandard Bankën-Shkup në falimentim  ishin regjistruar si “TI (tregtarë individual) ose  avokat Emri dhe Mbriemri ose kryerësi emri dhe mbiemri ose me emrin e veprimtarisë, për shembull, Mishtoret, kompensimin e tyre do ta marrin sipas  shkronjës së tyre të parë të emrit. Përveç dokumentit të identifikimit  (letërnjoftim, pasaportë) duhet të dorëzohet dëshmi për regjistrim të veprimtarisë ekonomike (gjendja rrjedhëse).

- Advertisement -

Vërtetimet për pronësi të depozitave do të jepen direkt në bankat- paguese, kur depozituesi do të vjen në bankë ta realizojë të drejtën e kompensimit. Për ta realizuar të drejtën  e pagesës së kompensimit,  depozituesi duhet ta marrë dhe ta nënshkruajë Vërtetimin në sportel në bankën paguese ku është sistemuar për marrje të mjeteve.

Bankat – paguese do ta kryejnë pagesën  e mjeteve  vetëm ndaj pronarit të llogarisë/përfaqësues ligjor/ person i autorizuar  i cituar në Vërtetim,  me dorëzim të dokumenteve të vlefshme për identifikim.

- Advertisement -

Autorizimet të cilat depozituesit  tashmë i kanë dhënë  për dispozicion me mjetetet e personave të tyre të autorizuar për depozitin në SHA “Eurostandard bankën” Shkup do të vlejnë edhe gjatë pagesës së kompensimit në bankat-paguese dhe nuk ka nevojë të jepen autorizime tjera për këtë qëllim.

“Në rast të pengesës  depozituesi  personalisht ta realizojë  të drejtën e tij të kompensimit, bankat – paguese do ta kryejnë pagesën e mjeteve edhe të këtyre personave të autorizuar  në bazë të autorizimit të vërtetuar nga noteri. Në rast se pronari i depozitës është person i vdekur, trashëgimtarët e tij duhet të drejtohen te Fondi për sigurim të depozitave dhe të dorëzojnë dokumente për identifikim  dhe vendim të trashëgimisë me qëllim që të realizohet pagesa e kompensimit”, sqarojnë nga Fondi.

Në rast se depozituesi ka  bllokada aktive të evidentuara në Regjistrin e vetëm  të llogarive të transaksionit, banka-paguese pavarësisht vlerës së kompensimit, nuk do të kryejë pagesa të gatshme të mjeteve  për kompensim dhe do të hapë llogari të transaksioneve  në emër të deponuesit  në të cilën do të bëhet transferi i mjeteve për kompensim.

Çdo deponues do të ketë në dispozicion 36 muaj, gjegjësisht tre vjet nga dita e fillimit të pagesës, për kur do të jetë në mundësi ta realizojë  të drejtën e tij të kompensimit  në bankat-paguese.

Pas skadimit të kësaj periudhe kohore (tre vjet), depozituesit gjegjësisht trashëgimtarët e tyre  të cilët për arsye të ndryshme  nuk kanë mundur ta realizojnë  të drejtën e tyre të  kompensimit  në bankat-paguese,  pagesën e kompensimit do të mund ta  realizojnë  përmes Fondit për sigurim të depozitave e cila do të sigurojë  kompensim pavarësisht asaj  se kur deponuesi do të dorëzojë kërkesë për realizim të të drejtës së tyre të  kompensimit.

Banka Popullore e mbylli Eurostandard bankën më 12 gusht të këtij viti për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale ligjore për punë. Duhet të kompensohen depozitat në vlerë prej rreth 4,4 miliard denarë. sa/

- Advertisement -
  • Tags
  • 3

A ka mundësi që të mbyllen çerdhet përsëri? Ka prindër që i kanë regjistruar fëmijët, por nuk i sjellin

https://youtu.be/S4vRRkF4J4U Nëse përkeqësohet gjendja epidemiologjike, çerdhet mund të mbyllen përsëri. Drejtori i Shtëpisë së shëndetit Shkup, Viktor...

Shkëndija fitimtare ndaj Tottenham, Gjoka: Pavarësisht rezultatit do të fitojmë eksperiencë

https://youtu.be/HICK76-swYA Pavarësisht se si do të jetë rezultati mes Shkëndisë dhe Totenhemit, ekipi tetovar do të jetë...

A ka dallime mes koalicionit LSDM-BDI?

https://youtu.be/_ZOKeia4-vU Bashkimi Demokratik për Integrim nuk heq dorë nga masa e paralajmëruar se do të suvencionohen pagat...

Sërish thirrje anti-shqiptare, dasmorët u nisën për të marrë nuse, u takuan me “Komitët”

https://youtu.be/IpVru6zhjP8 Ishin nisur për të marrë nusen, por dasmorët shqiptarë u takuan me grupin e tifozëve “Komitët”...

Ndotësit do të kapen me dron, nga 18 xhirime, kapet një ndotës

https://youtu.be/IMbCRan-vnM Patrulla ekologjike, me dron fluturon disa herë në javë për të kontrolluar se kush ndotë dhe...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -