Ekspertët shëndetësorë amerikanë kanë dërguar kritika kundrejt “Amerikan Erlajns” dhe kompanitë e tjera ajrore për shfrytëzimin e kapacitetit të plotë të aeroplanëve, duke thënë se po dërgohet mesazh i gabuar pasi vendi lufton me rritjen e të infektuarve të rinj me Kovid-19.
“Amerikan Erlajns” kumtoi se i ka “disa shtresa mbrojtjeje, përfshirë maskat e nevojshme për fytyrën, procedurën e përmirësuar të pastrimit të aeroplanëve dhe listë të simptomave të Kovid-19 para fluturimit”.
Ekspertët kërkojnë që në fluturimet komerciale të respektohet masa e distancës fizike, në fakt, që të mos shiten të gjitha ulëset në aeroplan./MIA
