Kompania amerikane “ALK Capital” e bleu ekipin e Premier ligës Barnli

TË FUNDIT

Kompania amerikane “ALK Capital” është pronari i ri i Barnli, për momentin ekipi i plasuar në vendin e 16-të në Premier ligë, kumtoi sot klubi nga Anglia veriperëndimore.

“ALK Capital” është grupacion investues, i specializuar për investim në sektorin sportiv dhe mjekësor, ndërkaq bleu 84 për qind të aksioneve të Barnlit.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë amerikane Alan Pejs e mori detyrën e kryetarit të Barnlit nga Majk Garlik, i cili me partnerin e tij të deritanishëm Xhon Banaskieviç mbetet në Këshillin drejtues të ekipit të Premier ligës.

Barnli u bë edhe një nga klubet angleze që janë në pronësi amerikane, duke iu bashkangjitur, mes të tjerëve, Liverpullit, në të cilin pronar dominant është grupacioni “Fenwaz Sports Group” dhe mançester junajted, që është në pronësi të familjes Glejzer.