Nxënësit nga të gjitha qytetet e Maqedonisë nga shkolla të ndryshme të mesme prezantuan produkte dhe shërbime të cilat i kanë bërë në suaza të kompanisë së tyre për nxënës. Qëllimi është që përmes punës ekipore dhe shoqërimit, të rinjtë të marrin përvojë praktike për udhëheqjen e bizneseve apo sipërmarrjes, me çka hapet mundësia e re për punësim.
-Ideja jonë është një tendë e vogël për fëmijë. Fëmijët kohëve të fundit janë shumë agresivë dhe vështirë adaptohen në rrethanat e ndryshme dhe në mënyrë sentimentale janë të lidhur me disa gjëra. Prandaj, kjo tendë do të ketë atmosferë të ngrohtë dhe ata do të mund të funksionojnë lehtë në të” theksoi Angella Petrova, nxënëse në Gjimnazin “Josip Broz Tito”
-Ky oriz është nga fara Andrea dhe është prodhuar me ISO standarde, me çka vetë njerëzit do të mund ta përdorin për ushqim, sepse ka shumë materiale ushqyese në të. Zakonisht, rekomandohet për personat që vuajnë nga diabeti” u shpreh Ana Zaharieva nxënëse
-Ideja jonë është që të mos përdoren shishe plastike dhe të njëjtat t’i zëvendësojmë me termose alumini. Kemi blerë termose alumini dhe përhapim mesazhe me parulla tona. Kemi një ide interesante dhe mendoj se të rinjtë do ta pëlqejnë” u shpreh Teodor Bogoevski “Vllado Tasevski”
Ministri i Arsimit, Arbër Ademi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, u bërën thirrje nxënësve që të jenë sa më inovativë, duke kontribuuar për të ardhmen e tyre. Gara mbështetet nga Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim Ndërkombëtar, USAID, kurse e realizon Organizata “Xhunior Açivment-Maqedoni”. Kanë marrë pjesë 20 kompani për nxënës nga 15 shkolla të mesme nga 11 qytete. Do të garojmë 100 nxënës të shkollave të mesme me mbështetjen e 25 mësimdhënësve nga Shkupi, Manastiri, Kavadari, Koçani, Berova, Gjevgjelia, Kumanova, Struga, Ohri, Prilepi dhe Resnja.
Përgatiti: Arbana Q.Klimenta
