Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të shqyrtojë nëse do të vendoset PCR test për udhëtarët të cilët dëshirojnë të kalojnë tranzit në RMV

TË FUNDIT

Komisioni për Sëmundje Infektive  në mbledhjen e sotme, siç paralajmëroi dje ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do ta shqyrtojë mundësinë për vendosje të PCR testit për qytetarët e vendeve fqinje të cilët tranzitojnë në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me atë se cila është procedura për personat të cilët tranzitojnë nëpër shtet ai theksoi se për momentin secili  mund të tranzitojë, ka numër të kufizuar të orëve për hyrje dhe dalje nga vendi, për çka tani për tani nuk nevojitet PCR test.