Komisioni disciplinorë merr vendimin, Jurina mungon kundër Sileksit dhe Vardarit

TË FUNDIT

Komisioni Disciplinorë pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim, lidhur me incidentin e krijuar në stadiumin e Strugës, ku sulmuesi i F.C. Shkupit, Marin Jurina u ndesh me futbollistin e Struga Trim Lum, Arben Tafe dhe më pastaj që të dy u larguan nga ndeshja pas kartonit të kuq, të treguar nga arbitri kryesor i ndeshjes.

Golashënuesi më i mirë i çairasve për momentin, Marin Jurina, nuk do të mund t’i ndihmojë ekipit në ndeshjet kundër Sileksit e cila zhvillohet më 14 shtator në Çair dhe me 18 shtator poashtu në Çair, kundër Vardarit, ndeshje e cila është e vlefshme për javën e gjashtë të LPFM-së.