Komisioni antikourrpsion, do të diskutojë për publikimin e të dhënave për fshehtësi publike!

TË FUNDIT

Në mbledhjen e 17 të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të diskutohet për raportin vjetor financiar për vitin 2018 dhe plani vjetor për furnizime publike për vitin 2019.

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në mbledhjen e sotme krahas debatit rreth lëndëve nga sfera për parandalimin e korrupsionit dhe për konflikt të mundshëm  të interesit, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit do të diskutojnë edhe për publikimin e të dhënave për fshehtësi zyrtare – të dhëna të besueshme.

Anëtarët e Komisionit antikorrupsion do të shqyrtojnë edhe raportimin për realizimin e strategjisë nacionale për luftë kundër mashtrimit për mbrojtje të interesave financiare të Bashkimit Evropian në vend.