Në shtetin federal Kolorado, po digjen pyjet në një sipërfaqe prej 800 kilometra katrorë. Zjarri u pa për herë të parë dje pasdite dhe u përhap shpejt falë erërave të forta, raportuan mediat amerikane.
Ky është një nga zjarret më të mëdhenj në historinë e vendit. Ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes dhe deri më tani kanë arritur të lokalizojnë 62 për qind të zjarrit. Po përdoret edhe aviacioni, me ndihmën e të cilit në vatrat hidhen përbërje për shuarjen e azharrit.
Sipas CNN, ekziston rreziku që zjarri të përhapet në vendbanimin Xhejmstaun, autoritetet e Kolorados u bënë thirrje tre mijë banorëve të saj që të përgatiten për evakuim.
Parashikuesit e motit parashikojnë që era do të intensifikohet sonte, kështu që zjarrfikësit po nxitojnë për të shuar zjarrin në sa më shumë sipërfaqe të jetë e mundur.
