“Para një viti rruga që lidh Sarajin dhe Rashçen u përurua për të qarkulluar banorët e këtyre dy vendbanimeve lirshëm. Por pas një viti kjo rrugë po përdoret edhe për diçka tjetër, kjo rrugë po përdoret edhe për deponi të egra”, Afrim Jonuzi, gazetar.
Qytetarët e pandërgjegjshëm kanë gjetur menyrën më të lehtë për t’i hedhur mbeturinat.
Para një viti u gëzuan me përurimin e rrugës së re.
Por pas një viti po e shkatërrojnë atë.
Nga mbetjet e ndërtimeve deri tek kockat e bagëtive të therura mund të gjejsh përeth rrugës së re që ka shkëputur lidhjen e këtyre dy fshatrave me 6 km më pak.
Sabaudin Rustemi drejtor i ndërmarjes publike të komunës së Sarajit thotë se janë në dijeni për deponin dhe se kanë dërguar ispektor komunal në atë zonë për të parandaluar hedhjen e mbeturinave.
Por thotë se qytetarët në orët e vona po i hedhin.
Gjithashtu premtoi se brenda 10 ditëve do të pastrohet.
A është pastruar deri tani deponia ndonjherë?
“Është pastruar, por pak duhet edhe qytetarët të na ndihmojnë për mos hedhjen e mbeturinave në ato vende ku edhe ju keni hasur. Atë që e thash shumë shpejt do të marim një aksion bashkarisht me qytetin e shkupit për menjanimin e këtyre mbeturinave.
Kur thoni shumë shpejt, kur është ajo shpejt ka ndonjë datë të sakt, kur do të bëhet?
Dmth shum shpejt është më së pakti se 10 ditë do të pastrohet”, u shpreh Sabadin Rustemi, Drejtori i NP “Komuna Saraj”.
Realizimi i këtij projekti ka kushtuar rreth 11 milion denarë, prej të cilave, 4.5 milion denarë janë investimet e Qytetit të Shkupit, ndërsa 6,5 milion denarë kanë qenë investim i Komunës së Sarajit dhe banorëve. Në përurimin e kësaj rruge ishin kryetari i komunës së Sarajit dhe kryetari i Qytetit të Shkupit.
Përgatiti: Afrim Jonuzi
