Koci thotë se është dorëzuar strishoja e nënës së Faton Hajrizit

TË FUNDIT

Avokati Arianit Koci ka njoftuar se mostra, strishoja nga nëna e Faton Hajrizit, është dhënë,  kërkesë që ia kishin bërë autoritetet në Serbi për identifikimin e trupit të Hajrizit.

Koci i cili është angazhuar  nga familja Hajrizi për kthimin e trupit të Faton Hajrizit ka thënë se gjithçka ka shkuar sipas planit, dhe se nuk ka arsye që autoritetet mos ta japin trupin e Hajrizit.

“Strishoja e gojës e nënës së Faton Hajrizit është dhënë. Çdo gjë ka shkuar sipas planit tim. Zonja është me mua, rrugës për në Skenderaj. Tanimë nuk ka asnjë arsye të mos lirohet trupi, posa të kryhet analiza e strishos!”, ka shkruar Koci në Facebook.