Afaristi Sead Koçan është në listën e të burgosurve të cilët kërkojnë falje nga Presidenti Stevo Pendarovski. Në qoftë se afaristi Koçan është në mesin e të burgosurve të cilët i plotësojnë kushtet, mund të ulet dënimi i tij me burg prej 4,8 vjetëve. Ai deri më tani ka kaluar në burg dy vjet e 4 muaj. Drejtuesi i kompanisë “Transmet”, Sead Koçan ishte dënuar sepse me dokumente të rrejshme ka marrë pjesë dhe e ka fituar tenderin për gërmim të qymyrit në TEC Manastir të SH.A. ELEM- në vlerë prej 17 milionë eurove.
