Koalicioni “Ndryshojmë” dorëzoi deri te Ministria e Arsimit propozim plan për inkluzivitet reverzibil. Kjo nënkupton që fëmijët me pengesa të mund të mësojnë së bashku me fëmijët e tjerë sepse sipas tyre, programi mësimor është i njejtë. Gjithashtu, koalicioni “Ndryshojmë” kërkon që të rritet numri i asistentëve arsimorë dhe çdo fëmijë të ketë asistentin e vet, e jo sikur deri tani ku një asistent ka mbuluar tre fëmijë.
“Sa i përket asistentëve arsimorë të cilët do t’i shfrytëzojnë fëmijët me pengesa në arsim, ata asistentë të mos jenë nën qendrat resore por ato asistentë të jenë nën Agjencinë Nacionale për Asistentë Arsimor, ku ato asistentë do të munden më së miri ta detektojnë gjendjen dhe më së miri të përmirësohet vet agjencia në përputhje me nevojën demografike aty ku është e nevojshme të ketë për çdo fëmijë. Sepse, asistentët e deritanishëm nuk i përmbushnin nevojat tek fëmijët sepse ndodhte që një asistent të mbulojë tre fëmijë dhe të mos përmbushë nevojën.”- deklaroi Suaret Alishan – koalicioni “Ndryshojmë”.
Koalicioni nuk ka marë garanci nga Ministria e Arsimit se do të rritet numri i asistentëve, pasi sivjet kishte 720 të tillë. Koalicioni “Ndryshojmë” kërkon që të funksionojë si duhet edhe Klasifikimi Ndërkombëtar i Funksionimit sepse të njejtët siç thonë, po i zvarritin procedurat për marjen e vërtetimit për nevojën e asistentit arsimor. Koalicioni kërkon që terminet të caktohen me sistemin “Termini im” e jo përmes KNF-së.
“Me qëllim që çdo fëmijë të ketë asistent arsimor duhet që edhe KNF të punojë në kohë. KNF nuk mundet që gjatë gjithë vitit që t’i lë të presin këto persona dhe kur të vijë koha që këto fëmijë t’i dorëzojnë dokumentet e KNF-së që këtë vit të shfrytëzojnë asistent, nuk munden ta dorëzojnë dokumentin e viti shkollor do të fillojë për dy muaj e fëmiu nuk ka KNF dokument se duhet të ketë asistent arsimor.”- deklaroi Suaret Alishan – koalicioni “Ndryshojmë”.
Klasifikimi Ndërkombëtar i Funksionimit ka për detyrë që të kontrollojë fëmiun dhe të vërtetojë nëse i njejti do të vijojë mësimin e rregullt apo me asistentë arsimor, gjegjësisht së bashku me fëmijët me nevoja të veçanta.
Pas takimit Ministri Jeton Shaqiri nuk foli për mediat, e këtë nuk e bëri as ndokush nga ministria.
