Koalicioni “Ndryshojmë” në vizitë te presidenti, kërkojnë hapjen e Qendrave për kujdes ditor dhe rehabilitim

TË FUNDIT

Persona me aftësi të kufizuara e aktivistë nga organizata për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, koalicioni “Ndryshojmë”, shkuan në vizitë te presidenti Stevo Pendarovski në Vilën Vodno për t’i treguar hallet e tyre. Kërkuan rritjen e ndihmës financiare, hapjen e qendrave të kujdesit ditor dhe qendrave të rehabilitimit.

Kryetari i kësaj organizate Suaret Alishen u bëri thirrje institucioneve që personat me aftësi të kufizuara t’i përfshijnë në aktivitete të përgjithshme ekonomike, kulturore dhe sociale. Nga Presidenca përmes një njoftimi për shtyp, citojnë Presidnetin të ketë thënë përfaqësuesve të Koalicionit “Ndyshojmë” se “është e papranueshme që edhe më tej të jenë të margjinalizuar dhe pa të drejta”.

Është zotuar se do të përpiqet vazhdimisht që të përmirësojë pozitën e personave me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre.

“Si persona me aftësi të kufizuara jemi të detyruar të shkojnë derë më derë, prej një institucion në tjetër që t’i kërkojmë të drejtat tona, ndërsa këto të drejta i kemi të garantuara me kushtetutë”, tha Suaret Alishan, koalicioni “Ndryshojmë”./TV21