Koalicioni konservator australian në pushtet fitoi shumicën absolute në Dhomën përfaqësuese të Parlamentit federal të Australisë në zgjedhjet të cilat u mbajtën të shtunën, që do t’i mundësojë kryeministrit aktual Skot Morison të vazhdojë me zbatimin e programit të vet politik.
Siç lajmëroi BBC, sipas votave të numëruara deri më tani, koalicioni i partisë liberale të Morisonit dhe të Partisë nacionale tashmë ka fituar 77 vende në Dhomën përfaqësuese 151-anëtarëshe apo një më[ shumë nga 76 të domosdoshmet për shumicë absolute.
Rezultatet e këtilla zgjedhore paraqesin befasi, duke pasur parasysh se të gjitha anketat parazgjedhore tregonin për fitore të ngushtë të Partisë laburiste, e cila tashmë gjashtë vite është në opozitë.
Detyrë e parë e Morisonit pas zgjedhjeve do të jetë formimi i Qeverisë së re, për shkaqe që disa nga ministrat e deritanishëm që para zgjedhjeve paralajmëruan tërheqje nga funksionet.
