Klubi maqedonas në Bllagoevgrad. Osmani thotë se prapa klubit qëndron fondacion i dyshimtë

TË FUNDIT

Shefi i diplomacisë, Bujar Osmani nuk do të marrë pjesë në hapjen e klubit maqedonas “Nikolla Vapcarov” në Bllagoevgrad të Bullgarisë, pasi siç thotë, kjo nuk kontribuon për promovim të raporteve mes të dyja vendeve. As klubet bullgare në vend, e as ai në Bllagoevgrad nuk e kanë për qëllim t’i përmirësojnë marrëdhëniet e ndërsjella, u shpreh ai. Osmani bëri me dije se prapa këtij klubi qëndron një fondacion nga Kanadaja që nuk punon për interesat strategjike të shtetit. Hapja e klubit u caktua për të dielën ku krerët shtetërorë thanë se nuk do të marrin pjesë, ndërsa pjesëmarrjen e konfirmoi vetëm kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili tha se do të shkojë si përkrahje për maqedonasit në Bullgari.

“Edhe klubi këtu nuk është në funksion të komunitetit bullgar dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore. Edhe ky klub i financuar nga një shoqatë kanadeze nuk është në funksion të komunitetit maqedonas ose marrëdhënieve ndërfqinjësore. Fakt që financuesi i këtij klubi është ajo shoqatë, sipas meje mjafton ta ndezë alarmin se kjo iniciativë nuk bëhet me qëllim të mirë. Le të flasim me njerëzit dhe të shohim si ta kthejmë trajektoren normale”, tha Bujar Osmani, ministër i Punëve të Jashtme.

Nëse do të reagojë për deklaratën e kryetares së KE-së, Ursula von der Lajen e cila na quajti maqedonas veriorë, tha se nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi një lapsusi, duke e pasur parasysh faktin se ajo brenda disa muajve dy herë e vizitoi vendin tonë dhe kishte sjellje korrekte ndaj nesh duke na trajtuar si kandidat serioz për anëtarësim në BE.

Duhet të jemi korrektë. Gjatë konferencës së saj për media ajo ishte kaq korrekte sa i takon gjuhës dhe atributeve të tjera të identitetit. Të ketë konferenca të këtilla lidhur me atë që ka rëndësi për ne, lidhur me atë që gjuha po bëhet një nga gjuhët zyrtare, se vendin e keni tek ne dhe për shkak të një lapsusi të krijoni sjellje armiqësore ndaj interesit që e tregon ajo…nuk e di nëse do ta kemi atë në vazhdimësi”, tha Osmani. 

Pas vizitës së von der Lajen, vendi ynë si përkrahje për krizën ekonomike mori 80 milionë euro, ndërsa njëkohësisht hymë edhe në platformën për furnizim me gaz për vendet e BE-së.