Klubi arab konfirmon se është interesuar për angazhimin e Lionel Messi

TË FUNDIT

Drejtori i ekipit Al Hilal, Faed Al – Mofarij, e konfirmoi sot interesimin për shërbimet e Lionel Mesit, një ditë pasi mediat spanjolle publikuan se klubi saudit është i gatshëm t’i ofrojë futbollistit argjentinas kontratë trevjeçare në vlerë prej 900 milionë euro rekord.

“E pyeta Al – Mofarij për mundësinë që ta angazhojë Mesin. Më tha: Gjithçka është e njëjtë si në rastin me Kristiano Ronaldon. Nuk bëhet fjalë vetëm për interesim të klubit tonë, kjo nuk është punë vetëm për klubin tonë. Të gjitha klubet saudite kanë të njëjtin qëllim, ndërsa ai është hap i madh përpara në të cilin na inspiroi ministri ynë i Sportit”, publikoi në rrjetet sociale Eslam Magdi nga Dubai.

Mesi ka kontratë me PSZH-në deri në fund të këtij sezoni, ndërsa sipas mediave franceze, argjentinasi ka arritur marrëveshje parimore me udhëheqësinë e klubit që ta vazhdojë kontratën për edhe dy sezone për fitim vjetor prej 40 milionë euro.