Klopp: Manchester City është skuadra më e mirë në Evropë

TË FUNDIT

Trajneri gjerman, Jurgen Klopp e la cilësuar Manchester Cityn si skuadrën më të mirë në Evropë, para ndeshjes së Liverpoolit si vendas kundër kampionit të Premier Ligës angleze.

Liverpooli është skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbje në Premier Ligën angleze pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluar, dhe po ashtu janë të pamposhtur në 16 ndeshje në ligë.

Klopp, i cili i ka shkaktuar më së shumti disfata Guardiolas në të gjitha garat, gjithsej tetë sosh, është i vetëdijshëm se me çfarë skuadre do të përballet të dielën në “Anfield”.

“Për mendimin tim, momentalisht Manchester City është skuadra më e mirë në Evropë. Vikendin e kaluar ata luajtën kundër Chelseat, skuadër e mirë, por qartazi City shumë më i mirë atë ditë. Me atë skuadër do të përballemi”, tha Klopp.

“Kemi një mendim pozitivë, por e dimë që nuk kemi luajtur ende me Cityn. Do t’i përdorim ndeshjet kundër Chelseat dhe Paris Saint-Germain. Kjo është një ndeshje speciale”, shtoi trajneri i Liverpoolit.

Herën e fundit që këto dy skuadra u takuan mes vete, Manchester City e mposhti me rezultat të thellë 4:1 Liverpoolin në muajin shkurt të vitit 2020.