Klodian Kodra dhe Rilind Alimani sjellin “Edhe Malet” – një RnB plot emocione

TË FUNDIT

Dy artistë nga trevat shqiptare kanë bashkuar forcat në një projekt të ri muzikor. Producenti dhe artisti nga Tetova, Rilind Alimani, ka publikuar një moment “funny” në rrjete sociale me këngëtarin nga Tirana, Klodian Kodra, i cili prej vitesh njihet për zërin e tij unik dhe hitet që kanë lënë gjurmë tek publiku shqiptar.

Në videon e postuar, përveç humorit, të dy artistët zbulojnë edhe copëza nga kënga e tyre më e re me titull “Edhe Malet”, një këngë në stilin RnB, e cila pritet të sjellë emocione të forta për dëgjuesit.

Klodian Kodra, i emocionuar për projektin, shprehet me padurim: “Kur do ta postojmë? Është një këngë shumë e bukur dhe plot emocione, mezi pres ta ndajmë me publikun.”

Edhe pse data e publikimit ende nuk është bërë e ditur, pritshmëritë janë të mëdha, pasi bashkëpunimi mes Alimanit dhe Kodrës premton të sjellë një projekt artistik të veçantë për skenën muzikore shqiptare.

@rilindalimani Si thoni ju?🧐 #viral #foryoupage #foru #shqiptaretneperbote🇦🇱🌍 #fyp #dhezipahiri #dashni #muzikshqip #vuajtje #viralvideos #fyppppppppppppppppppppppp #albaniansongs #🇦🇱🇽🇰 #🇦🇱🇧🇪🦅 @Klodiankodraofficial ♬ original sound – Rilind Alimani